“Mendoj se ka ardhur momenti që të flasim më pak për Barcelonën. Nuk kemi pse të flasim kaq shumë për të sepse Real Madrid është kampioni i Spanjës, ndërsa Chelsea është kampioni i Europës. Ata nuk kanë fituar asgjë sezonin e kaluar.”
Kështu është shprehur Jose Mourinho, trajneri i Real Madrid, në një intervistë për ‘France Football’.
Më pas, portugezi zbulon se dy herë i ka thënë jo ekipit madrilen: “Unë e kam refuzuar dy herë Realin, por kur më erdhi oferta e tretë mendova se ishte mundësia ime e fundit për të qenë pjesë e një klubi shumë të veçantë.”
Jose Mourinho, kur u pyet për forcën më të re në futbollin europian, skuadrën Paris Saint Germain, u përgjigj: “Nuk janë ende një ekip i madh. Është një ekip i mirë me lojtarë të mëdhenj, por nuk e meritojnë fitoren e Ligës së Kampioneve këtë sezon.”
Top Channel