Juve-Napoli, “beteja” për titull

19/10/2012 00:00

Pas dy ndeshjeve të kombëtares, Seria A rinis rikthehet me dy super-ndeshjet e kësaj jave ditën e shtunë.

Në orën 18:00 luhet Juventus-Napoli, që nga mediat italiane konsiderohet si betejë për titullin, ndërsa në 20:45 luhet Lacio-Milan.

Vëmendja do të përqendrohet fillimisht në Torino. Bardhezinjtë do të synojnë të vazhdojnë seritë e rezultateve pozitive, ndërsa napolitanët kërkojnë riafirmimin si pretendentë për titullin kampion në këtë sezon, por edhe për hakmarrjen ndaj humbjes në Superkupën e Italisë, aq shumë e diskutuar për vendimet e gjyqtarit.

Ndërkohë, në Romë Lacio do të kërkojë pikët maksimale përballë një Milani që kërkon të revolucionarizuar ende në kërkim të balanceve mes mbrojtes, mesfushës dhe sulmit. Për kuqezinjtë fitorja, edhe pse në letër duket një mision i vështirë, do të rilindë shpresat për një skuadër konkuruese, ndërsa bardhekaltërit kërkojnë 3-pikëshin për të mos humbur hapin e kryesuesve.

Interi luan të dielën ndaj Katanias në Milano, ndërsa Roma me gjithë ulje-ngritjet në lojën e saj do të luajë në transfertën e vështirë ndaj Xhenoas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB