Në prag të ndeshjes ndaj Lazios, Massimiliano Allegri do të ketë në dispozicion Paton, i cili me siguri që do të ulet në stol për tu futur ndoshta në pjesën e dytë në lojë.
“Është mirë, ka vetëm nevojë të rifitojë formën. Nuk besoj se do të niset si titullar, nga fillimi luan Pazzini”, thekson trajneri i Milanit, i cili deklaroi se ndjen mbështetjen e klubit në këtë moment të vështirë që po kalon skuadra e tij.
“Shoqëria ka besim jo vetëm tek mua, por edhe tek futbollistët. Nuk mund të flasim tani për titull kampion apo për vend të tretë. Duhet të mendojmë të ngjitemi në klasifikim”, u shpreh tekniku livornez.
Më pas ndalet tek momenti jo i mirë që po kalon Boateng: “Duhet të përmirësohet, ashtu si ekipi në tërësi. Impenjohet dhe luan me intensitet, por e ka penguar edhe dëmtimi në dorë.”
Top Channel