Laporta zgjidhet për një tjetër mandat, do të jetë presidenti i Barcelonës edhe për 5-vite të tjera
Xhovani Trapatoni do të vazhdojë të jetë trajner i Irlandës. Federata
Irlandeze e futbollit e ka konfirmuar teknikun italian në detyrën e tij
edhe pas humbjes poshtëruese ndaj Gjermanisë me rezultatin 6-1.
Ajo që i lehtësoi gjërat për Trapatonin ishte pikërisht sfida me Ishujt Faroe e fituar 4-1 nga skuadra irlandeze. Lajmi i konfirmimit të trajnerit Trapatonit në postin e trajnerit të Irlandës u publikua në një komunikatë për shtyp të Federatës Irlandeze të Futbollit.
‘Pavarësisht humbjes së thellë të pësuar ndaj Gjermanisë dhe irritimit të justifikuar të tifozëve, vendosëm që të vazhdojmë bashkëpunimin me trajnerin Xhovani Trapatoni-theksohet në komunikatën e institucionit më të lartë të futbopllit irlandez.
Irlanda ndodhet në Grupin C të eliminatoreve të Botërorit 2014 dhe për momentin është në vendin e tretë me 6 pikë pas Gjermanisë dhe Suedisë.
Top Channel