Komisioni i Ekonomisë/ Braçe kritika për deficitin buxhetor: Investimet publike duhet të jenë tre herë më shumë Opozita shfrytëzoi diskutimet për buxhetin faktik të vitit 2011, për t’i
bërë thirrje në korr Qeverisë të ndalë represionin financiar ndaj
biznesit.
“Situata e gjobave nga administrata fiskale është alarmante. Flitet që ju ka dalë jashtë kontrollit Drejtori i Tatimeve, madje nuk ju vjen më as në zyrë. Cili është rezultati zoti ministër? Eshtë shkatërruar komplet struktura e administratës fiskale dhe është bërë një administratë policore”, tha deputeti socialist Arben Ahmetaj.
Ndërsa deputeti tjetër Arben Malaj tha se në kushtet e krizës, fushata e gjobave po rrezikon të fundosë shumë biznese.
“Periudhat e krizave nuk janë momentet të duhura për të ushtruar politika dhe aksione gjobash, poër reduktimet dhe shtrirja në kohë e detyrimeve mund ta ndihmojë biznesin”, u shpreh Malaj.
Shqetësime për rritje të arbitraritetit nga administrata tatimore janë ngritur më parë edhe nga disa shoqata biznesi. Ndërkaq ministri i Financave Ridvan Bode nuk replikoi ndaj akuzave, por u ndal vetëm tek realizmi i treguesve të buxhetit për vitin e kaluar, që sipas tij përmbushi të gjitha objektivat ligjorë të vendosur nga kuvendi.
Top Channel