Petkoviç, optimisti për sfidën me Milanin

18/10/2012 00:00

Klubet e Ligave Evropiane të Futbollit kthehen në fushën e lojës pas
zhvillimit të ndeshjeve eliminatore të Botërorit 2014. Në Itali një prej
ndeshjeve më interesante është ajo mes Lacios dhe Milanit që do të
luhet ditën e shtunë në Olimpiko të Romës.

Skuadra e drejtuar nga Vladimir Petkovic ndodhet në vendin e tretë në renditjen e Serisë A, ndërkohë që Milani është në të 11 me vetëm 7 pikë dhe në këtë përballje i duhet të fitojë për të mos e përkeqësuar gjendjen e saj në këtë sezon.

Trajneri i Lacios shprehet i bindur se skuadra e tij është ajo që duhet mundur, por që duhet të tregohet e kujdesshme përballë Milanit pavarësisht problemeve me dëmtimet të këtij të fundit.

‘Mendoj se Lacio është pretendentë për të fituar ndeshjen-tha Petkovic për ‘La Gazzetta Dello Sport’ -megjithatë duhet të jemi të kujdesshëm pasi Milani është një skuadër e rrezikshme, edhe pse po vuan nga dëmtimet e shumta. Duhet të luajmë në nivel të lartë gjatë gjithë 90 minutave. Përsa i përket titullit kampion, është ende shpejt të flasim dhe duhet të presim dhjetorin për të parë më qartë situatën ne Serine A”.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB