Modelja i del në mbrojtje “Photoshop”-it

18/10/2012 17:00

Një prej modeleve më të njohura në botë, Erin Heatherton, i doli në mbrojtje përdorimit të shumëkritikuar të “Photoshop”, si mënyrë për të përmirësuar fotografitë e modeleve.

Duke folur për realitetin e modifikimeve, modelja me gjatësi 180 centimetra deklaroi në revistën “Fashionista”: “Ne nuk shesim realitetet, por një histori. Si e tillë, është normale që ajo të jetë objekt i fantazisë”.

Sipas amerikanes, duhet të jenë prindërit dhe shkollat, jo vetëm media, ata që duhet të ndërgjegjësojnë fëmijët e tyre për rëndësinë e pasjes së një imazhi të përshtatshëm fizik.

”Një turp i shëndetshëm nuk është diçka që duhet të mësohet nga revistat e modës apo modifikimi i fotografive, por nga prindërit dhe sistemi arsimor që në moshë të hershme”, vlerësoi 23-vjeçarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA