
Ndonëse është ende herët për të menduar për zgjedhjet, skena politike ka
nisur të ndryshojë, ku sinjali i parë u dha nga kalimi i Nard Ndokes
nga opozita në Qeveri.
Se fundi zera te ngjashem por kete radhe per nje koalicion me LSI kane nisur te qarkullojne edhe per nje parti tjeter opozitare, Partinë Demokracia Sociale e Paskal Milos. Ky i fundit ka refuzuar cdo levizje te tij ne kete moment.
“Nuk e di se cila ofiçinë e politikës shqiptare i prodhon këto informacione, të cilat sigurisht që janë pa bazë. Nuk ka asnjë negociatë, nuk ka asnjë bisedë që të mund të rezultojë e tillë. Demokracia Sociale është e prirur që në zgjedhjet e ardhshme të shkojë përsëri në një koalicion me Partinë Socialiste”, tha Milo.
Por Milo ka lene te hapur shtegun e negociatave, duke theksuar se partia e tij eshte e hapur per bashkepunime.
“Ne oferta kemi patur dhe mund të kemi, por kjo nuk do të thotë që ne cdo oferte që na bëhet i përgjigjemi dhe vrapojmë të marrim rezultatin”, tha Milo.
Top Channel