Interi, kërkohet një ekip më konkurrues

18/10/2012 00:00

Ardhja e investitorëve të rinj tek Interi dhe mundësia e ndërtimit të
një stadiumi të ri ka bërë që te klubi zikaltër të mendohet për një
projekt të rëndësishëm për të tashmen edhe të ardhmen e tij.

Presidenti Morati kërkon të krijojë një skuadër që të rivalizojë që në fillim për titullin kampion dhe gjithcka pritet të fillojë me merkaton e muajit janar për ta vazhduar punën në muajt e verës së ardhshme. Emrat në listën e dëshirave të klubit zikaltër nuk mungojnë dhe sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘Corriere Dello Sport’, një prej atyre që përmenden është Mario Baloteli, ndërkohë që synohet edhe Fernando Jorente apo Xhuzepe Rosi.

Së fundmi në listën e dëshirave të Moratit janë përfshirë edhe 2 sulmuesit e Barcelonës, David Vija dhe Aleksis Sancez, me këtë të fundit që është vënë edhe në qendër të vëmendjes së Liverpulit.

Megjithatë, Interi fillimisht duhet të mendojë për sezonin aktual dhe merkaton dimërore. Klubi italian është vënë në ndjekje të Paulinjos tratativat për të cilin mund të realizohen për 15 milionë euro dhe gjithçka mund të nisë pas Botërorit të Klubeve që do të zhvillohet në dhjetor. Milanezët do të blejnë edhe një qendërmbrojtës dhe një sulmues tjetër me kosto të ulët edhe pse për këtë repart duket se Stramacioni ka zbuluar të riun Livaja

Top Channel

DIGITALB DIGITALB