Ibra: Nuk rikthehem te Milani

18/10/2012 00:00

Zlatan Ibrahimovic përgënjeshtron vetveten dhe deklaron se nuk ka
ndërmend të kthehet te Milani. Vetëm pak ditë më parë, sulmuesi suedez
kishte deklaruar se ishte gati të bëhej sërish pjesë e kuqezinjve nëse
ata do të kërkonin ndihmën e tij, por në fund mohoi gjithçka.

‘Nuk dua të largohem nga Paris Sën Zhermeni-tha Ibrahimovic në Montekarlo ku mori cmimin ‘Golden Foot 2012′ që jepet për futbollistët mbi 30 vjec-dua të fitoj gjithcka me këtë skuadër. Përsa i përket Milanit, nuk kam nostalgji për kuqezinjtë e aq më pak për Italinë’.

Zlatan Ibrahimovic e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri në kampionatin francez të Futbollit. Suedezi është shënuesi më i mirë i skuadrës pariziene në këtë periudhë me 9 gola në 8 ndeshje, ndërkohë që në eliminatore ai dha një kontribut të rëndësishëm në barazimin 4-4 ndaj Gjermanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB