Galliani, tifoz i Juventusit

18/10/2012 19:00

Adriano Galliani, administratori i deleguar i Milanit, ka theksuar se do të mbështesë Juventusin në supersfidën e së shtunës që bardhezinjtë do të luajnë ndaj Napolit.

“Kam qenë tifoz i Juves kur kam qenë i ri, kështu që është e qartë për kë do të bëj tifo. Gjithsesi, këto 25 vite tek Milani e kanë shuar pasionin për bardhezinjtë”, është shprehur Galliani, i cili më pas theksoi edhe një herë se nuk do të ketë asnjë investues rus apo arab tek klubi i Berlusconit.

 “Ju siguroj 100% që nuk do të ketë asnjë arab apo rus tek Milani. Duam presidentin tonë, i cili e ka ngjitur këtë klub në majën e futbollit”, deklaroi numri 2 i Milanit.

Në lidhje me dëmtimet që po persekutojnë sërish skuadrën e Allegrit, Galliani tha: “Nuk bëhet fjalë për një situatë të ngjashme me sezonin e shkuar. Robinho do të kthehet shumë shpejt dhe jemi më mirë me situatën e dëmtimeve.”

Të shtunën Seria A italiane do të luajë dy ndeshjet më të rëndësishme të javës: Juventus-Napoli (18:00) dhe Lazio-Milan (20:45).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA