Betohen anëtarët dhe kryetarja e KQZ-së

18/10/2012 00:00

Shtatë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë betuar
të enjten në Kuvend. Të gjithë anëtarët e rinj janë zgjedhur pas
ndryshimit të ligjit elektoral që solli edhe riformatimin e këtij
komisioni.

Gjatë seances se paradites së sotme në Kuvend, kryeparlamentarja Jozefina Topalli iu lexoi anëtareve te rinj te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve tekstin e betimit, ku atyre ju kerkohet qe te angazhohen para Kushtetutes se do punojne me të gjitha forcat e tyre për të realizuar zgjedhje të mira, të lira dhe demokratike, se do sigurojnë fshehtësinë e votës, si dhe betohen se do të tregojnë profesionalizëm në kryerjen e detyrës së tyre.

Trupa e re qe do menaxhoje zgjedhjet e ardhshme perbehet nga Lefterie Lleshi si kryetare e Komisionit dhe anetaret Vera Shtjefni, Hysen Osmanaj, Albana Shtylla, Denar Biba, Ilirian Muho, Jani Jani. Kryetarja e re e KQZ ka qene drejtuese ne sektoret e administrates se Kuvendit dhe anetare e Keshillit te Larte te Drejtesise.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta