Berisha: Kemi nevojë për Europën

18/10/2012 00:00

Me slloganin “me shume Europe”, lideret europiane te qendres se djathte
rikonfirmuan angazhimin e tyre per nje europe me te bashkuar dhe me te
forte, si zgjidhja e vetme per kapercimin e krizes se rende ekonomike.

Te mberthyer nga ky problem, lideret kryesore europiane nuk u fokusuan te zgjerimi, por, duke ju referuar çmimit Nobel per Europen, mesazhi i presidentit te Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso ishte i qarte, kur u shpreh se “Europa duhet te garantoje se çmimi Nobel nuk iu dha nje ideje te se shkuares, por nje projekti te se ardhmes”.  

Per Kryeministrin Sali Berisha pjesemarres ne kongresin e Partise Popullore europiane ne Bukuresht, motoja e qendres se djathte ‘Më shumë Europë” është jetike jo vetem per Shqiperine, por per te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor, aspirante per t’iu bashkuar familjes europiane. Pervecse kerkoi nje interes me te madh nga vendet e Eurozones per te reduktuar pasojat e krizes se euros, qe ndjehen ne Ballkan per shkak te bankave mema europiane, kryeministri Berisha preku edhe ceshtjen e zgjerimit.

“Ballkani Perëndimor ka nevojë për më shumë Europë, sepse është fakt se gjatë 2-3 viteve të fundit, për shkak të disa çështjeve specifike për t’u zgjidhur, procesi është në vështirësi reale. Por, nëse shohim mbrapa, në fillimet e Bashkimit Europian, ne jemi një rajon me plagë të shumta dhe e vetmja rrugë për të shëruar plagët tona është të bëjmë realitet ëndrrat tona europiane. Në këtë kundërt, boshllëku do të zëvendësohej nga nacionalizmi, i cili është vërtet kundërproduktiv. Disa bllokime kyçe atje janë për t’u zgjidhur. Bashkimi Europian ka potencialin e saj dhe unë shpresoj se është në interesin më të mirë të rajonit, që Bashkimi Europian të vazhdojë ta mbajë një sy të drejtuar në rajonin tonë”, tha Berisha.

Gjatë qendrimit ne Bukuresht, pervec takimit me disa prej drejtuesve kryesore te vendeve dhe institucioneve europiane, kryeministri Berisha diskutoi edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel per çeshtjen e statusit te vendit kandidat. Sic thote njoftimi zyrtar, Kryeministri Berisha e siguroi kancelaren Merkel për vendosmërinë e qeverisë së tij për të plotësuar në kohë kërkesat e fundit të Komisionit Evropian për dhënien e statusit, në dhjetor të këtij viti.

Balla: Berisha gënjen, s’u takua me Merkel

Por në një deklaratë të deputetit Taulant Balla që po shoqëron kreun socialist Edi Rama në Rumani, thuhet se kryeministri Berisha ka shpikur takimin me kancelaren Merkel.

Kancelarja Merkel qëndroi ne Bukuresht 150 minuta (2 orë e 30 minuta) për shkak të angazhimeve në Berlin, thotë Balla duke cituar deklaratat zyrtare.

Ajo nuk zhvilloi takim zyrtar me asnjë autoritet të lartë rumun, përfshire edhe Presidentin Basescu, mikpritësi i Kongresit të PPE. Merkel mori fjalën për 10 minuta në Kongres, mori pjesë në fotografinë zyrtare të vendit dhe u largua.

Pra zonja Merkel nuk paska zhvilluar asnjë takim bilateral. Nëse Berisha pretendon se e ka takuar, a ka mundësi të thotë sa minuta ka zgjatur takimi? – pyet deputeti Balla.

Është e turpshme që Sali Berisha në mënyrë të përsëritur gënjen në këtë mënyre. Nuk është çeshtja e turpit të Saliut sepse ai ka humbur çdo ndjesi morale dhe diplomatike të këtij niveli. Turpi rëndon mbi imazhin dhunuar të shtetit shqiptar nga një kryeministër që nuk e pret me askush. Sali Berisha ishte në vizitë në Bukuresht dje, si ka mundësi që nuk u prit në takime zyrtare nga autoritetet më të larta të vendit, të sipërpërmendura, e mbyll deklaratën deputeti socialist.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta