Shuhet ëndrra e përfaqësueses U19

17/10/2012 00:00

Kombëtarja shqiptare U19 mundet 2-0 nga Bjellorusia duke humbur shansin e artë për tu kualifikuar në Raundin Elitë.

Edhe pse e kanë mbyllur ndeshjen me 9 lojtarë, Bjellorusia ka dominuar ndeshjen përballë kuqezinjve të Strakoshës, të cilët e ndjenë shumë mungesën e Kabashit i pezulluar për shkak të kartonave.

Lojtarët tanë krijuan disa raste në fillim të ndeshjes, por pa mundur t’i finalizojnë ato me gol. Edhe në fillimin e pjesës së dytë ishte po e njëjta situatë dhe në momentin kur të gjithë shpresonin për një gol kuqezi, në minutën e 61-të Muskaj shkaktoi një 11-metërsh duke i dhënë mundësinë Belyavskit të kalojë Bjellorusinë në avantazh.

7 minuta më vonë miqtë mbeten me 10 lojtarë pasi Karpovic mori kartonin e dytë të verdhë. Kuqezinjtë e vegjël nuk e shfrytëzuan dot epërsinë numerike ndërkohë që pësojnë dhe golin e dytë në minutë e 75.

Pas këtij momenti një tjetër lojtar bjellorus u ndëshkua me të kuq, ndërkohë që ky shans nuk u shfrytëzua nga Kombëtarja jonë U19 e cila nuk arriti të shënojë asnjë gol edhe pse kundërshtari luajti për 15 minuta me 9 lojtarë.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Belgjika mundi 2-1 Italinë, rezultat ky që i jep mundësinë këtyre dy ekipeve të kualifikohen në Raundin Elitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB