Rusi, arrest shtëpie për kritikun e Putin

17/10/2012 20:15

Një prej aktivistëve më të rëndësishëm të lëvizjes anti-Putin, Sergei Udaltsov, u vendos të mërkurën në arrest shtëpie, pas akuzave të ngritura nga Prokuroria e Moskës kundër tij.

Komitetit Hetues Rus, një strukturë federale e ngjashme me FBI-në në SHBA, konfirmoi paralelisht se Udaltsov është marrë në pyetje mbi dyshimet që ekzistojnë se ai ishte në qendër të organzimit të një grushti shteti.

Përveç tij, nën hetim janë vendosur edhe dy aktivistë të tjerë.

Aktivisti mohoi akuzat, ndërsa e cilësoi arrestimin e tij si “fushatën e radhës” të shtypjes së zërit të lirë dhe të vërtetë në Rusi.

Gjithashtu gjatë së mërkurës, Presidenti Vladimir Putin shkarkoi një prej ministrave të tij, pasi ai kritikoi publikisht politikat e Kremlinit.

Në deklaratën zyrtare nuk u bë e njohur asnjë arsye për shkarkimin e Ministrit të Zhvillimit Rajonal, Oleg Govorun dhe zëvendësimin e tij me Igor Slyunyayev.

Top Channel