Laporta zgjidhet për një tjetër mandat, do të jetë presidenti i Barcelonës edhe për 5-vite të tjera
Fitorja e Anglisë Under21 0-1 në Serbi ndaj shpresave vendase në ndeshjen e luajtur në Krakovac u zbeh nga thirrjet dhe këngët raciste të tifozëve serbë në shkallët e stadiumit që ndezën edhe zënka mes lojtarëve në fushën e lojës.
Shënjestra e thirrjeve raciste të tifozëve ishte futbollisti me ngjyrë i “Tre Luanëve të rinj”, Danny Rose. Drejtuesit e stadiumit i bënë thirrje disa herë tifozëve të ndalnin brohoritjet raciste, por kjo nuk ndodh.
I ndodhur për minuta të tëra në ofendimin e tifozëve vendas, futbollisti i kombëtares angleze humb durimin dhe godet topin drejt shkallëve të stadiumit. Ka ka mjaftuar që në fushën e lojës të nisin përleshjet mes futbollistëve, ndërsa gjyqtari i takimit dënon me karton të kuq Rose-n.

Për minuta me radhë situata qendroi e tensionuar në fushën e lojës ku objekt të përleshjeve janë bërë edhe futbollistë e drejtues të të dyja skuadrave që ndodheshin në pankinat përkatëse.

Pas ndeshjes, federata angleze e futbollit reagoi ashpër tek organizmat ndërkombëtarë të futbollit kur kërkon ndëshkim për rastin në fjalë, por edhe marrjen e masave që të tilla incidente që prishin imazhin e futbollit të mos përsëriten më.

Top Channel