Lufta në Lindjen e Mesme, reagon Trump: Nuk do të ketë tarifa në Ngushticën e Hormuzit gjatë armëpushimit, por nëse nuk arrihet marrëveshja…
Autoritetet federale kanë arrestuar një person që ishte duke planifikuar një sulm ndaj ndërtesës të Bankës së Rezervave Federale në Nju Jork.
Autoritetet thanë se i dyshuari, Mohammad Ahsan Rezwanul Nafis, 21 vjec, drejtoi një furgon, që mendohet të ishte i ngarkuar me një bombë që peshonte rreth 450 kilogramë, nga Long Island deri në Manhatan dhe më pas e parkoi atë afër Bankës të Rezervave Federale.
Dyshohet se ai është përpjekur të aktivizonte eksplozivin me një telefon celuluar, por u arrestua nga FBI-ja dhe policia e Nju Jorkut në një aksion të përbashkët.
I pandehuri tani përballet me akuzat se është përpjekur të përdorë armë të shkatërrimit në masë dhe tentativë për të siguruar mbështetje materiale për Al-Kaedën, thanë zyrtarët.
Përfaqësuesit ligjorë të forcave të policisë theksuan se aksioni i tyre ishte një operacion rrufe i monitoruar nga FBI-ja dhe Policia e Nju Jorkut duke siguruar se civilët nuk ishin në asnjë moment në rrezik.
Banka e Rezervave Federale në Nju Jork është më e madhja nga 12 bankat rajonale të sistemit federal.
Top Channel