Dje u luajt në Shkup të Maqedonisë përballja mes kombëtares vendase dhe asaj të Serbisë për grupin A të eliminatoreve të Botërorit “Brazil 2014”. Ndeshja përfundoi 1-0 për maqedonasit, por lajmi më i bujshëm nuk erdhi nga sfida në fushën e blertë.

" />  Dje u luajt në Shkup të Maqedonisë përballja mes kombëtares vendase dhe asaj të Serbisë për grupin A të eliminatoreve të Botërorit “Brazil 2014”. Ndeshja përfundoi 1-0 për maqedonasit, por lajmi më i bujshëm nuk erdhi nga sfida në fushën e blertë.

">

Maqedoni, tifozët shqiptarë kundër serbëve

17/10/2012 00:45

 Dje u luajt në Shkup të Maqedonisë përballja mes kombëtares vendase dhe asaj të Serbisë për grupin A të eliminatoreve të Botërorit “Brazil 2014”. Ndeshja përfundoi 1-0 për maqedonasit, por lajmi më i bujshëm nuk erdhi nga sfida në fushën e blertë.

Përpara fillimit të ndeshjes, dhjetra huliganë serbë të ardhur në mbështetje të kombëtares së tyre kaluan në afërsi të “Çarshisë së Vjetër” të Shkupit dhe nisën thirrje provokative kundër shqiptarëve të Maqedonisë dhe kundër Kosovës, ashtu siç kishin paralajmëruar edhe më herët para këtij takimi, por kanë hasur në reagimin e tifozëve shqiptarë në Maqedoni, të cilët i kanë rrahur dhe zmbrapsur huliganët serbët drejt sheshit kryesor të qytetit.

Situata është tensionuar kështu ende pa nisur ndeshja, teksa autoritetet policore maqedonase janë munduar ta vënë situatën nën kontroll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA