Eliminatoret, Anglia barazon në Poloni

17/10/2012 00:00

Ndeshja Poloni-Angli, që u shty të martën për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu Varshavën, u luajt të mërkurën pasdite dhe përfundoi në barazim 1-1.

Wayne Rooney kaloi në avantazh miqtë në pjesën e parë, por Polonia rriti presionin dhe në pjesën e dytë arriti të barazonte në minutën e 70. Glik, pas një goditjeje dënimi, shfrytëzoi daljen e pastudiuar të Joe Hart duke dërguar topin në rrjetë.

Barazimi ishte i drejtë pasi Anglia nuk bëri asgjë për të merituar fitoren. Pas këtij takimi, renditja në grupin H të eliminatoreve të Kupës së Botës “Brazil 2014 është kjo:

Anglia  
       8 pikë

Mali i Zi       7

Polonia       5

Moldavia     4

Ukraina      2

San Marino 0

Top Channel

DIGITALB DIGITALB