Kryeministri Berisha mori pjesë në punimet e ditës së parë të Kongresit Statutor të Partisë Popullore Europiane që po zhvillohet në kryeqytetin rumun Bukuresht.

Kryeministri Berisha zhvilloi takime të veçanta me ish ministrin italian Franco Frattini, zëvendës Kancelarin dhe ministrin e Jashtëm të Austrisë, Spindelegger dhe Kryeministrin e Finlandës zotin Katainen.  

Kongresi në pjesën e parë të punimeve diskutoi raportet e Presidentit dhe Sekretarit të Përgjithshëm, prezantimin dhe diskutimin e platformës së re, që e bën këtë grupim politik më tërheqës për te ardhmen europiane.

Gjithashtu u diskutua dhe u votua mbi anëtarësimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kryeministri Berisha takoi liderin e LDK zotin Isa Mustafa dhe e uroi për këtë hap kaq të rëndësishëm për këtë parti.

Nga ana e tij z. Mustafa e falënderoi kryeministrin Berisha për mbështetjen e vazhdueshme të tij në PPE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA