Arbitri kërkon një foto me Messin

17/10/2012 00:00

Kishte ditëlindjen dhe në pushim të ndeshjes mes Kilit dhe Argjentinës, gjyqtari anësor Nicolas Yegros vendosi t’i bëjë vetes një dhuratë të veçantë, një foto-kujtim me Lionel Messin.

Detyra zyrtare nuk e pengoi gjyqtarin Negros që të ndiqte instiktin e një fansi të zjarrtë duke i kërkuar 25-vjeçarit argjentinas një foto së bashku. Nga pamjet e para, Messi është habitur për momentin kur gjyqtari e ka thërritur. Ndoshta ka kujtuar se do të merrte ndonjë këshillim, apo ndoshta dhe ndëshkim.

Por jo, gjithcka ka qenë jashtë kornizave të lojës. Gjyqtari paraguajan i kërkoi asit argjentinas një foto si kujtim për 45-vjetorin e lindjes.

Nëse gjesti i tij ishte kundër rregullave të FIFA-s, asnjë nuk besojmë se do t’i prishë shumë punë gjyqtarit, sepse me mbushjen e 45-vjetorit të lindjes, ai ka vendosur të lërë edhe profesionin e arbitrimit.

Për informacion, ndeshja u mbyll 2-1 për argjentinasit, që fituan falë golit të Messit dhe Higuain, ndërsa për vendasit shënoi Leiva në minutën e 90-të të takimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB