Polemika për “portierin me katër duar”

16/10/2012 15:30

Japonia ka reaguar ashpër ndaj një shakaje të një televizioni francez pas humbjes së Francës ndaj Japonisë në miqësoren e javës së kaluar. Televizioni theksonte se humbja erdhi për faj të portierti japonez Eiji Kawashima, i cili bëri pritje të mrekullueshme dhe shfaqi një foto të tij me katër duar, duke aluduar se ishte viktimë e aksidentit bërthamor të Fukushimës.

Kjo shaka nuk i ka pëlqyer aspak japonezëve dhe zëdhënësi i qeverisë, Osamu Fujimura, deklaroi se montazhi ishte “i papërshtatshëm” dhe se ambasada japoneze në Francë i ka dërguar një letër proteste rrjetit televiziv ‘France 2’.

Nga ana e tij, ministri i arsimit japonez, Makiko Tanaka, theksoi: “Nuk është një sjellje e hijshme. Shumë njerëz kanë vuajtur efektet e incidentit bërthamor dhe nuk e kuptoj se si mund të qeshësh me këto gjëra.”

Franca humbi 0-1 ndaj Japonisë ditën e shtunë edhe pse dominoi takimin. Pikërisht loja e shkëlqyer e portierit japonez ishte shkaku i kësaj humbjeje të papritur në prag të ndeshjes me Spanjën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA