“Nazisti” i shndërruar në liderin sovjetik

16/10/2012 16:30

Aktori që luan rolin e nazistit në filmin e famshëm “Inglorious Bastards”, me regjizor Quentin Tarantinon, është përzgjedhur për të luajtur rolin e ish-liderit sovjetik, Mikhail Gorbachev, në një film që do të nisë xhirimet së shpejti.

Revista “Hollywood Reporter” informoi se austriaku fitues i “Oscar”-it, Christoph Waltz, do të ketë rolin kryesor, në një film historik, ku përballë tij do të vendoset Michael Douglas, në rolin e Presidentit Amerikan, Roland Reagan.

Filmi i titulluar “Reykjavik” do të ilustrojë rolin e luajtur nga dy burrat e shtetit në fundin e Luftës së Ftohtë dhe në takimin e famshëm të tyre në kryeqytetin islandez, në vitin 1986, ku u firmosën edhe marrëveshjet që hodhën bazën e fundit të Luftës së Ftohtë.

Xhirimet pritet të nisin në mars 2013.

”Filmi do të ofrojë një pikëpamje unike mbi dy figura me të vërtetë të mëdha të historisë botërore, Reagan dhe Gorbachev. Gjithashtu, do të ofrojë fakte të panjohura, mbi një prej momenteve më përcaktuese në historinë e njerëzimit, fundin e Luftës së Dytë Botërore”, deklaroi Sir Ridley Scott, regjisori i mirënjohur që do të drejtojë xhirimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA