Martohet çifti “Pitt-Jolie” i Bollivudit

16/10/2012 00:00

Bollivudi feston sot martesën e çiftit Saif Ali Khan dhe Kareena Kapoor,
dy nga aktorët më të famshëm të ekranit të madh indian, që krahasohen
me dyshen hollivudiane Pitt-Jolie.

Sipas raportimeve të mediave indiane, martesa do të mbahet në Mumbai, ku çifti jeton, por festimet kanë nisur prej disa ditësh me takime të parashikuara nga ritet indiane.

Khan 42 vjeç, i divorcuar dhe trashëgimtar i një familjeje myslimane fisnike, është gjithashtu djali i aktores Sharmila Tagore. Marrëdhënia me Kareena Kapoor, 10 vjet më e re dhe po ashtu nga familje artistësh, nisi pesë vjet më parë.

Çifti, që ka miliona adhurues në Indi dhe në gjithë Azinë, ka qenë së fundmi protagonistë të filmit “Agent Vinod”, ku Kahn interpreton një personazh të ngjashëm me atë të James Bond.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA