Klajdi Selimi: Maria De Filippi pëlqen çajin e malit

16/10/2012 00:00

Klajdi Selimi është balerini shqiptar, i cili me pjesëmarrjen e tij në emisionet televizive italiane është bërë shumë i famshëm.

I ftuar në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’, 29-vjeçari tregon disa kuriozitete mbi Maria De Filippin, prezantuesen e njohur italiane: “Maria De Filippi është shumë e kujdesshme në ushqim. Ambeta Toromani i çonte çaj mali me tufa dhe ajo e pëlqen shumë atë. Ndërsa unë tani ia dërgoj me kuti.”

“Kolegët tanë balerinë janë injektuar me kulturën shqiptare dhe i duan ushqimet tona tradicionale pasi kanë punuar prej vitesh me ne në spektaklet italiane”, shtoi Klajdi.

Në lidhje me formën e tij fizike, balerini theksoi: “Cdokush ka difekte po ta shikojë me imtësi veten, askush nuk është perfekt, por unë ndihem shumë mirë. Jam në formë për të kërcyer. Ushtrohem 6-7 orë në ditë duke përfshirë këtu edhe kurset.”

Në fund, edhe një këshillë për të rinjtë: “Trupi i njeriut ka lindur për të lëvizur dhe lëvizja të mban trupin në formë. Duhet bërë palestër ose vrapim. Më vjen keq kur dëgjoj për anoreksinë që është një fenomen i tmerrshëm. Stërvitja bën të jesh në formë dhe jo mosushqyerja.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA