Video/ Përfshihet nga flakët një fabrikë fishekzjarrësh në Indi, 13 të vdekur dhe 40 të plagosur
Policia franceze shkatërroi një rrjet “gjigant” shqiptar të trafikut të heroinës, duke realizuar 42 arrestime në Francë dhe në Gjermani.
Lajmi u raportua të martën në rrjetet ndërkombëtare “BBC” dhe “AFP”.
Mbi 200 policë u përfshinë në operacionet e arrestimeve, përqendruar në qytetin francez të Mulhausit.
Rreth 50 kilogramë heroinë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Sipas Prokurorisë Franceze, rrjeti ishte përgjegjës për trafikimin e qindra kilogramëve të heroinës.
”Hetuesit gjetën se ekzistonte një rrjet madhor shqiptar dhe kosovar i trafikimit të drogës në zonën e Mulhausit, në Zvicër dhe në Gjermani”, deklaroi prokurori Remi Coutin.
Sipas “BBC”-së, hetimet ndaj këtij rrjeti kishin nisur që në vitin 2010, mbi bazën e dyshimeve se shqiptarë etnikë ishin të përfshirë në trafiqet e qënieve njerëzore.
Nga ana e saj, e përditshmja “Le Figaro” raportoi se forca elitare të policisë u përfshinë në arrestime, nga vlerësimi i disa prej të dyshuarve si “jashtëzakonisht të rrezikshëm”.
Top Channel