Mbrëmja mes 15 dhe16 Tetori ka mbledhur sërish stafin e Top medias, ashtu sikurse çdo vit, për të kremtuar së bashku ditën e lindjes të themeluesit të Top Medias, Dritan Hoxha, dhe fillimin e sezonit të ri televiziv.

“Një festë për të cilën Tani këmbëngulte gjithmonë, pasi ishte dëshira e tij të festonte gjithmonë me njerëzit më të dashur që punonte. Në mënyrë simbolike jemi sërish me Tanin sot. Tani kishte ëndërra. Ai kish dëshirën që t’i tregonte dhe aftësinë që t’i bënte ato ëndrra të të gjithë ju, sepse ëndrra e Tani ishtë dhe është dhe ëndrra juaj, Top Medias”, deklaroi në fjalën e rastit, Presidentja e Top Medias, Vjollca Hoxha.

Përpos risive në progrmacionin e këtij viti, një tjetër për Top Median është edhe vendosja së shpejti në ambientet e reja me kushte të larta teknologjike.

“Çdo vit kemi prezantuar risitë dhe kemi vendosur objektivat. Ky që kemi hyrë do të sjellë një tjetër risi, dicka që një pjesë e juaja tashmë mund dhe ta prekin dhe shumë shqiptarë mund ta shohin në shtëpitë e tyre; kompleksi i ri i madh i Top Medias do të jetë shtëpia e teknologjisë më të fundit, cilësi programore dhe ajo çka është më e rëndësishmja; do të vazhdojë të jetë zëri i të gjithë shqiptarëve kudo që ata ndodhen. Vitin tjetër do të festojmë të gjithë së bashku në shtëpinë tonë të re”, vijoi zonja Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA