“Juventusi më ka kërkuar tre herë, por që të tria herët e kam refuzuar. Ata kërkojnë ushtarë që ecin vetëm drejtë, ndërsa unë jam ndryshe. Unë dua të manovroj sa majtas dhe djathtas, të dal nga linja e drejtpërdrejtë nëse është e nevojshme”.
Kjo është deklarata e Antonio Cassano-s që në një rrëfim për mediat italiane zbulon detaje të merkatove të viteve të shkuara, flet për Interin e aktual dhe për të ardhmen.
“Tek Interi ndjehem shumë mirë dhe për momentin jam mbi qiell”, thotë sulmuesi barez duke komentuar thumbimin e gazetarit për deklaratën e lëshuar në momentin e zbarkimit në Milanello kur tha se “kishte prekur qiellin”.
Barezi ka bërë një nisje të mirë të sezonit të tij të parë me fanelën zikaltër pas shkëmbimit që çoi Pazzini-n te Milani, megjithatë veç së tashmes ai flet edhe për të ardhmen dhe ëndrra për t’u rikthyer në Xhenova tek Sampdoria ku është edhe shtëpia e tij. (bashkëshortja e Cassano-s është xhenoveze”.
Top Channel