“Armiku i armikut tim është miku im”. Kjo shprehje i shkon më së shumti përshtat qendrimit të fundit të Realit të Madridit dhe Barcelonës, dy “armiqtë” e përjetshëm të futbollit spanjoll që kanë bërë “aleancë” kundër federatës spanjolle.
Dy klubet janë shprehur kundër vendimit të federatës për t’i shitur të drejtat e Superkupës së Spanjës në Kinë në pesë edicionet e radhës. Si katalanasit ashtu edhe madrilenët janë shprehur kundër kësaj ideje, madje kërcënojnë se në rast se ky titull do të diskutohet mes këtyre dy skuadrave, apo nëse të paktën njëra prej tyre do të jetë në këtë finale, do ta bojkotojnë atë.
Shkaku i këtij vendimi ka të bëjë më shumë me distancën. Dy skuadrat janë shoqëri aksionere me mijëra aksionerë që nuk dëshirojnë të ndërmarrin mijëra kilometra udhëtim për të ndjekur nga afër beniaminët e tyre.
Një tjetër arsye është se dy skuadrat nuk duan të heqin dorë nga formati aktual i finales që luhet me dy takime, vajtje-ardhje dhe që përkthehet më shumë të ardhura për shoqërinë, ndërsa nëse luhet në Kinë, finalja do të jetë vetëm 90 minuta.
Megjithatë, aleanca e çuditëshme mes Barcelonës dhe Realit bie ndesh me murin kundërshtues të skuadrave të tjera spanjolle që mbështesin marrëveshjen e federatës me kinezët.
Top Channel