Zvicra, Hitzfeld rrezikon dënimin
15/10/2012 12:10
Trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, rrezikon një dënim të rëndë nga ana e FIFA-s pasi ka bërë gjeste ofenduese ndaj arbitrit spanjoll David Fernandez Borbalan, i cili gjykoi takimin Zvicër-Norvegji të përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1.
Në fund të takimit të grupit E, ku bën pjesë edhe përfaqësuesja jonë, tekniku gjerman i tregoi dy herë gishtin e mesit arbitrit, i cili i shkroi në relacion këto gjeste.
Sipas ‘AS’, presidenti i komisionit të arbitrave, Angel Maria Villar, do të ndërhyjë për ndëshkimin e këtij episodi.
Burime nga FIFA konfirmojnë se bëhet fjalë për një dënim “nga 2 deri në 4 javë”. Ehe nëse do i jepet dënimi maksimal, Hitzfeld do të jetë në fushë kur Zvicra të luajë me kuqezinjtë.
Top Channel