Xhirimet e filmit “Robocop”

15/10/2012 09:45

Xhirimet e filmit “Robocop”, i cili do të jetë një “remake” i filmit të vitit 1987, kanë nisur para disa javësh, por të shtunën është zbuluar për herë të parë motori i policit-robot që interpretohet nga aktori Joel Kinnaman.

Skenat e filmit aktualisht po xhirohen në Toronto (Kanada) dhe nga fotot nuk kuptohet ku mbaron Robocop-i dhe ku fillon mjeti i transportit.

Robocop është një nga personazhet ikonë të viteve ’80. Filmi i parë grumbulloi 54 milionë dollarë, pati dy pjesë të tjera, u bë serial televiziv e madje u nominua për çmim Oscar.

Në filmin e ri, Kinnaman interpreton Alex Murphy, policin hero që pëson dëmtime të rënda gjatë kryerjes së detyrës. Jeta e tij shpëtohet nga teknologjitë më të fundit duke krijuar Robocop-in.

Në kastin e filmit do të jenë edhe Michael Keaton, Gary Oldman, Samuel L Jackson dhe Abbie Cornish.

Regjizori i filmit është Jose Padilha.

Top Channel