Veriu i Kosovës vazhdon të përjetojë një gjendje thuajse lufte mes fshatrave të izoluar, banorët e të cilëve janë të detyruar të përballojnë gjithçka krejtësisht të vetëm.

Çdo kalim ata janë të detyruar ta bëjnë përmes maleve ose duke rrezikuar gjithçka pa targa në rrugën nacionale të kontrolluar nga serbët.

Në Bistricë, Cërrajë dhe Koshtovë, shqiptarët organizojnë vetmbrojtjen si e vetmja mënyrë për të qenë të sigurt nga sulme të mundshme të serbëve.

Ata gjenden vetëm zyrtarisht brenda kufijeve të shtetit kosovar teksa ne realitet kontrollin në gjithë këtë zonë e kanë strukturat paralele serbe.

Reportazhi i çdo të hënë, në ciklin e “Shqipërisë Tjetër”, pasqyroi edhe një herë më shumë realitetin e mjeruar të atyre zonave, të cilat ende nuk e kanë provuar shijen e pavarësisë.

Top Channel