Rihanna rikthehet në qendër të vëmendjes së mediave gossip. Këngëtarja 24-vjeçare u shfaq provokuese në hyrje të një lokali nate në Hollywood.

Pantallona të shkrutëra dhe një këmishë ngjyrë të zezë por transparente, ishte kombinimi i veshjes që kishte zgjedhur këngëtarja nga Barbadosi për të frekuentuar lokalin e natës, një ambient ku mblidhen edhe yje të tjerë të botës së filmit dhe muzikës.

Megjithatë, veshja e Rihanna-s ishte ajo që përfundoi në qendër të objektivave të fotografëve. Fotot u publikuan menjëherë, fillimisht në mediat amerikane, ndërsa këngëtarja pasi ka pozuar për pak sekonda për fansat e saj në hyrje të lokalit, është futur me shpejtësi brenda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA