Real Madrid, dëmtohen Marcelo dhe Coentrao
15/10/2012 10:00
Jose Mourinho mbetet pa mbrojtës të majtë. Fabio Coentrao dhe Marcelo janë dëmtuar gjatë grumbullimit me kombëtaret respektive, Portugalinë dhe Brazilin.
Marcelo ka ndrydhur kaviljen e këmbës së djathtë në stërvitje dhe do të mungojë në fushat e lojës për tre muaj. Marcelo tashmë gjendet në Madrid për të filluar me rehabilitimin.
Ndërsa Coentrao do të qëndrojë një muaj larg fushave të lojës duke lënë Real Madridin pa një mbrojtës të majtë në ndeshjet ndaj Borussia Dortmund (Champions League), Celta Vigo, Mallorca, Zaragoza dhe Levante (kampionat).
Pritet që Coentrao të kthehet të luajë më 18 nëntor, ndërsa Marcelo në muajin janar.
Top Channel