Ndërron jetë ish-mbreti i Kamboxhias

15/10/2012 09:00

Norodom Sihanouk, ish-mbreti kamboxhian i cili ka qenë një figurë kryesore në historinë e vendit të tij, ka ndërruar jetë. Ai vdiq në moshën 89-vjeçare nga një atak në zemër në një spital të kryeqytetit kinez, Pekin.

Sihanouk, i cili u ngjit në fron në vitin 1941 dhe udhëhoqi Kamboxhian në fitimin e pavarësisë nga Franca në vitin 1953, kishte vite në gjendje të keqe shëndetësore.

Ai e la pushtetin në vitin 2004 si pasojë e sëmundjeve duke ia lënë fronin djalit të tij, mbretit Norodom Sihamoni.

Trupi i tij pritet të kthehet në Kamboxhia për një funeral zyrtar në pallatin mbretëror në Pnom Pen.

Top Channel