Kameruni nuk kualifikohet për Kupën e Afrikës

15/10/2012 10:25

Argjelia, Angola, Nigeri, Etiopia, Togo, Republika Demokratike e Kongos, Burkina Faso dhe Kepi i Gjelbër kanë arritur në fazën finale të Kupës së Kombeve të Afrikës, që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut në vitin 2013.

Këto tetë kombëtare i bashkohen Malit, Ganës, Zambias, Nigerisë, Tunizisë, Marokut dhe Bregut të Fildishtë, të cilat e siguruan kualifikimin ditën e shtunë. Afrika e Jugut do të marrë pjesë si vendi mikpritës.

Lajmi është eliminimi i Kamerunit që ka në gjirin e tij lojtarë si Samuel Eto’o dhe Alex Song. “Luanët”, të cilët ndeshjen e parë e kishin humbur 2-0, nuk ishin në gjendje të përmbysnin rezultatin. Fituan 2-1, por nuk ishte mjaftueshëm.

Kameruni e ka fituar katër herë Kupën e Afrikës dhe është e dyta herë radhazi që nuk kualifikohet për fazën finale të turneut më të rëndësishëm të kontinentit afrikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA