Frika e Stewart: Dikush mund të më vrasë
15/10/2012 13:00
Kristen Stewart ka zbuluar se ka frikë për jetën e saj. Aktorja e bërë e famshme falë sagës ‘Twilight’ është bombarduar me mesazhe kërcënuese që kur është publikuar tradhëtia e saj ndaj Robert Pattinson.
Në një intervistë, 22-vjeçarja theksoi: “Në kohët e sotme të gjithë janë në Facebook dhe Twitter. Të gjithë e dinë se ku ndodhesh e çfarë po bën. Më duket se një ditë dikush do më gjejë dhe do më vrasë.”
Këto komente janë bërë për Talia Soghomonian në një e-book me titull Robert Pattinson, Kristen Stewart, Taylor Lautner – In Their Own Words.
Aktorja ka marrë shumë mesazhe kërcënuese dhe ofenduese pas publikimit të fotove të saj me regjizorin Rupert Sanders.
Top Channel