“Ky është momenti më i mirë i karrierës sime. Rendimenti im personal sa vjen e po rritet”, shprehet Radamel Falcao, sulmuesi kolumbian i Atletico Madrid.
Në një intervistë për ‘Clarin’, Falcao flet për golat që po shënon në çdo ndeshje si me klubin ashtu edhe me kombëtaren, por nuk e krahason veten me dy yjet e momentit të futbollit botëror: Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
“Ata të dy janë nga një planet tjetër. Mua më vjen mirë që po më lavdërojnë, por duhet të përmirësohem edhe më shumë për të qëndruar në majat e futbollit. Celësi i suksesit është të bëhesh më i mirë seç je”, theksoi qendërsulmuesi.
Atletico i ka shfrytëzuar golat e lojtarit të saj më të mirë për të marrë kryesimin e renditjes në kampionatin spanjoll (me pikë të barabarta me Barcelonën), por Falcao mendon se është gabim të flitet për fitimin e titullit kampion.
“Të konkurosh me Real Madridin dhe Barcelonën është shumë e vështirë. Nuk duhet të mendojmë për renditjen, por t’i marrim ndeshjet me radhë. Kemi besim dhe do kënaqeshim edhe me vendin e tretë”, deklaroi Radamel Falcao.
Top Channel