Kombëtarja lë pas krahëve humbjen

14/10/2012 17:51

Kanë kaluar dy ditë nga humbja zhgënjyese me Islandën dhe duket se dëshpërimi i momenteve të para ka kaluar nën skuadrën kuqezi.

Në konferencën e shtyp të parën për ndeshjen me Slloveninë, qendëmbrojtësi kosovar Mërgim Mavaraj, minimizon humbjen, duke i atribuuar humbjen e fundit, lojës së futbollit, ku jo gjithmonë fiton ai që luan më mirë, megjithatë ai bën thirrje për përqendrim më të madh, duke filluar nga reparti i tij, mbrojtja.

Ndërkohë Edgar Cani, sulmuesi që shënoi golin tonë të vetëm në ndeshjen me Islandën shprehet më optimist. Për të kjo ndeshje i përket së shkuarës dhe duhet para pëpara, për të menduar pozitivisht për ndeshjet e ardhshme.

Ndeshja e rradhës e Shqipërisë do të luhet ditën e martë në “Qemal Stafa”, ndoshta ndeshja e fundit sic është pëfolur prej shumë kohësh pasi ky stadium do të shembet, gjithsesi, të shohim c’do të ndodh me të, më e rëndësishmja është ndeshja e futbollit që duhet fituar me doemos, për të mos mbyllur shanset tona ende pa filluar mirë këto Eliminatore të Botërorit 2014.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA