Aksident me nëndetësen bërthamore

14/10/2012 13:00

Një aksident që mund të kishte pasoja të rënda ndodhi mëngjesin e së dielës në ujrat e Oqeanit Atlantik, pasi një kryeqëzor i rëndë i ushtrisë amerikane u përplas me një nëndetësore bërthamore, gjatë një seance stërvitore.

Mësohet se menjëherë pas aksidentit, që nuk shkaktoi dëme në njerëz, nëndetësja nisi me urgjencë një procedurë që siguron bërthamën nukleare edhe në rast të mbytjes apo shpërthimeve në bord.

Një zëdhënës i Pentagonit u shpreh se aksidentet të tilla janë “jashtëzakonisht të rralla” dhe konfirmoi nisjen e një hetimi për të zbardhur kronologjinë që solli këtë aksident.

Konkretisht, në këtë aksident detar u përfshi kryeqëzori “USS San Jacinto” dhe nëndetësja “USS Montpellier”.

Sipas Agjensisë “Reuters”, kryeqëzori pa një periskop që po dilte nga uji në një largësi prej 100-200 metra dhe u përpoq që të ndryshonte kursin, por ishte shumë vonë për të shmangur përplasjen.

Top Channel