Zidane bëhet aksioner klubi

13/10/2012 00:00

Zidane është mes aksionerëve të rinj të Rodezit, skuadra e qytezës me të
njëjtin emër në jug të Francës, që luan në divizionin e katërt.

“Kemi kënaqësinë dhe nderin e madh t’ju njoftojmë se Zinedine Zidane mbështet projektin e Rodez Aveyron Football”, ka deklaruar klubi në faqen e tij të internetit.

Zizou, 40 vjeç, ka nënshkruar rritjen e kapitalit të ekipit nga 121 mijë në 240 mijë euro bashkë me disa biznesmenë të qytetit dhe disa ish-futbollistë.

Mes tyre spikat Olivier Dacourt, që dikur ka luajtur me klubet prestigjoze italiane të futbollit, si Roma dhe Inter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB