Spanjë, protesta ndaj masave anti-krizë
13/10/2012 00:00
Mijëra spanjollë u derdhën sërish në rrugët e Madridit për të protestuar kundër masave shtrënguese të qeverisë së Mariano Rajoi.
Me megafonë nëpër duar dhe pankarta nëpër duar, protestuesit hodhën parrulla kundër qeverisë. Ata shprehen këto masa bien mbi shpinën e njerëzve të thjeshtë, ndërkohë që bankat dhe të pasurit shpëtojnë paq.
Të paktën dy mijë persona, sic raportojnë mediat iberike, u mblodhën fillimisht në zyrat qendrorë të Bashkimi Europian në kryeqytetin spanjoll për të marshuar më pas drejt “Puerta del Sol”, ku u ranë këmbanave simbolike për të bërë pushtetin të dëgjojë thirrjet e tyre.
Si asnjëherë tjetër u vu re pjesëmarrja e madhe e grave dhe fëmijëve në protestë.
Top Channel