Plumba ndaj zyrës zgjedhore të Obamës

13/10/2012 00:00

Shënohet incidenti i parë serioz në fushatën zgjedhore për presidentin e ardhshëm amerikan. Të shtëna me armë zjarri u ndërmorën ndaj zyrës elektorale të presidentit Obama në Denver në shtetin e Kolorados.

Sic njoftoi policia amerikane, të shtënat ndodhën të premten në orët e vona të mbrëmjes dhe në zyrën zgjedhore për rizgjedhjen e kandidati demokrat ndodheshin ende shumë persona. Fatmirësisht, plumbat që kanë carë mburojën e xhamtë, nuk kanë lënduar asnjë person.

Për rastin në fjalë autoritetet njoftojnë se kanë nisur hetimet, ndërsa në Uarren të Ohajos është regjistruar një tjetër skenë e pakëndëshme, sërish kundër një zyre elektorale të Obamës ku në derën e saj është shkarkuar një sasi plehu organik.

Këto janë dy incidentet e para të rënda në fushatën zgjedhore amerikane e cila ka hyrë në fazën finale me debatet mes rivalëve para publikut. Sondazhet e fundit flasin për një garë tejet të ekuilibruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB