Helen mund të rikthejë Ibrën në Milano

13/10/2012 00:00

Helen, bashkëshortja e Zlatan Ibrahimovic është bërë pre e një aventure të pakëndëshme në Paris, që e ka bërë atë të mendojë akoma më shumë për Milanon.

Bukuroshja suedeze ka qenë viktimë e një grabitjeje as më pak e as më shumë në bulevardin “Montaigne”, pjesë e një lagjeje luksoze ku Zonja Ibrahimovic ishte duke bërë shoping.

Dy grabitësit me motorr i kanë marrë asaj çantën dhe bashkë me të edhe 5 mijë euro kesh. Më shumë se sa paratë e grabitura (të pallogaritshme në krahasim me 14 mln euro të pagës vjetore të Ibrës), Zlatan është shqetësuar për sigurinë e bashkëshortes së tij, 11 vjet më e madhe.

Por ndodhia e pakëndëshme ka qenë një shtysë më shumë për Helen që të kujtojë me nostalgji ditët në Milano. Sic shkruan francezja “Le Figaro”, bukuroshja suedeze mund të jetë shkaku i rikthimit të Ibrahimovic tek Milani.

Në fakt në Milano çifti ka shtëpinë e blerë “bazë të përhershme”, kanë bizneset, por janë edhe dyqanet ku mund të bësh shoping, jo se Parisi qendron më pas, por për Helen parësor është Milano.

Se sa e dëgjueshme është fjala e Helen në veshin e Ibrës, mjafton të sjellim në vëmendje një deklaratë të vetë shtatlartit suedez bërë pak muaj para transferimit në Francë, kur para gazetarëve i xhindosur u kërkoi atyre që të merren vetëm me figurën e tij dhe të mos përziejnë Helenën.

Por jo vetëm Helen ndjen nostalgji për Milanon. Vetë sulmuesi shtatlartë, i grumbulluar me kombëtaren suedeze, deklaroi se nëse Milani kërkon ndihmë prej tij, ai është gjithmonë i gatshëm.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA