“Dezertojnë” katër futbollistë kubanë

13/10/2012 00:00

Katër lojtarë të kombëtares kubane të futbollit kanë braktisur ekipin e tyre për të gjetur strehim politik në Shtetet e Bashkuara.

Lajmi njoftohet nga trajneri i kombëtarez kubane, Alexander Gonzalez i cili tha se katër futbollistët dhe psikologu i ekipit, kanë braktisur pjesën tjetër të skuadrës pas ndeshjes me Kanadanë në fushën e kësaj të fundit, të humbur me rezultatin 3-0.

Nga sa mësohet, katër futbollistët dhe psikologu i kombëtares kubane, pasi kanë kaluar kufirin nga Kanadaja drejt Amerikës, janë nisur për në jug, pikërisht në Majemi ku ndodhet komuniteti më i madh i emigrantëve kubanezë në SHBA.

Ajo që u tremben më shumë organizata të të drejtave të njeriut është përndjekja e mundshme e familjarëve dhe të afërmve që ndodhen në Kubë të pesë “dezertorëve”. Megjithëse vitet e fundit, nën udhëheqjen e vëllait të Fidel Castros, Raulit vendi ka dhënë simptoma hapje me Shtetet e Bashkuara dhe rastet e përndjekjeve të familjarëve të personave që braktisin vendin, janë të pakta.

Sa për informacion, ndeshja Kanada-Kubë ishte e vlefshme për eleminatoret e kampionatit botëror, Brazil2014 për Amerikën Qendrore dhe të Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB