Laporta zgjidhet për një tjetër mandat, do të jetë presidenti i Barcelonës edhe për 5-vite të tjera
Si asnjëherë më parë Lionel Messi po konfirmohet lideri i kombëtares
argjentinase këtë vit, kur ka marrë shiritin e kapitenit bashkë me disa
përgjegjësi më shumë.
Edhe në sfidën ndaj Uruguajit këtë fundjavë, talenti latin ka shkëlqyer me dy gola të shënuar, në suksesin që Argjentina mori 3-0 ndaj fqinjëve.
Në ndeshjen e vlefshme për fushatën eliminatore të botërorit 2014 për grupin e Amerikës Latine, pritej një duel në distancë mes Mesit dhe Kavanit, por ky i fundit u la në hije nga futbollisti i Barcelonës. Të 3 golat erdhën në pjesën e dytë pasi më parë vendasit vuajtën përballë një mbrojtjeje të rreshtuar mirë nga Tabarez.
Messi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 65 ndërsa më pas erdhi dyfishimi me anë të Sergio Agueros. Favoriti për Topin e Artë kompletoi mbrëmjen perfekte me një një goditje të zgjuar dënimi rrafsh me tokën që i hoqi çdo shpresë për pikë Uruguajit. Me këtë sukses, Argjentina udhëheq grupin e Amerikës Latine me 17 pikë, një më shumë se Kolumbia dhe Ekuadori.
Top Channel