Abuzoi seksualisht me një nxënës që mori në kujdestari, arrestohet mësuesja 49-vjeçare në Florida
Në kohën kur janë venitur protestat kundër filmit që ofendon profetin Muhamed, organizata terroriste Al Kaeda ka hedhur në internet një video-mesazh për vijimin e tyre.
Në video-mesazh shfaqet kreu i Al Kaedas, Ayman al-Zauahiri që bën thirrje për të tjera manifestime dhe sulme nën shembullin e atyre që përfshinë Libinë, Egjiptin dhe Pakistanin muajin e kaluar.
“Zoti qoftë me besimtarët e vërtetë e të ndershëm që mësynë Konsullatën Amerikane në Bengazi dhe atë në Kajro ku ulën poshtë flamurin amerikan dhe ngritën lartë flamurin e islamit dhe të xhihadit”, nis video-mesazhi i kreu të Al Kaedas.
“U bëj thirrje protestuesve të vazhdojnë luftën kundër kryqëzatave amerikano-zioniste dhe u bëj thirrje të gjithë muslimanëve të ndjekin liderët e tyre”, thuhet më tej në video-mesazh.
Video-mesazhi është i gjatë 7 minuta dhe është publikuar fillimisht në faqet e ekstremistëve. Nuk dihet data e saktë e regjistrimit të kësaj videojë.
Top Channel