“Serbi, Serbi…”/ Videoja që ndezi rrjetin, Egli zbulon të vërtetën e saj: Pse ju dhemb? Nuk e nisa unë
Mickey Rourke është shprehur se ka shkuar tek “doktori i gabuar për të rregulluar fytyrën” pas karrierës si boksier dhe tashmë ai ka publikuar foto që tregojnë vuajtjet pas operacioneve plastike që ka kryer për të rregulluar dështimin e operacionit të vitit 2008.
Protagonisti i filmit “Keçisti” duket sikur është ndeshur me Mike Tyson në këto pamje, me kokë të fashuar dhe me fytyrë të enjtur.

Në një foto aktori 60-vjeçar e merr me humor situatën e tij duke pozuar si triumfator. Mickey Rourke filloi boksin si profesionist në vitin 1991 pasi karriera e tij si aktor pësoi një rënie dramatike.

“Operacionet e para plastike i bëra për të rregulluar fytyrën nga grushtat, por shkova tek doktori i gabuar. Më është thyer hunda dy herë dhe kam bërë 5 operacione për ta rregulluar. Gjithashtu kam bërë një operacion në një nga mollëzat e shëmbura”, tregon Rourke.

Top Channel