Rusë dhe sheikë trokasin tek Milani

12/10/2012 00:00

Po t’i hedhësh një sy nisjes së sezoneve të Serisë A, vëren se në 30 vitet e fundit, kjo është nisja më e dobët e Milanit dhe vec zërave për largimin e Allegrit (e ndoshta afrimin e Pep Guardiola-s), së fundmi po përflitet edhe për afrimin e investitorëve rusë e arabë duke ndarë me ta bashkëpronësinë e klubit.

Në fakt sinjali i parë është dhënë që më 31 korrik kur vetë presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi do të deklaronte se për këdo që është i interesuar të investojë tek kuqezinjtë, dyert janë të hapura.

“Kushdo që kërkon të japë një ndihmë për skuadrën tonë, e ka derën e hapur. Ne kemi përzemër Milanin. Së pari është skuadra”, deklaronte në ato ditë të nxehta vere…dhe merkatoje Berlusconi.

Në fakt u përfol për një ofertë prej 500 milion eurosh nga ana e një oligarku rus që më vonë nga mediat sportive italiane u identifikua si Oleg Deripaska, i shtati në botë në listën e personave më të pasur. Edhe pse në atë kohë, Milani përgënjeshtroi gjithcka, së fundmi janë ringjallur zërat për oferta ruse e arabe.

Por sërish është Berlusconi ai që përgënjeshtron gjithcka. Nuk ka asgjë të vërtetë, tha ai në përfundim të një ndeshje stërvitore mes skuadrës së parë dhe të rinjve. Ky mohim i thatë nuk ka bërë të heshtin mediat sportive dhe as tifozët kuqezinj që shpresojnë në afrimin e një investitori të huaj, qoftë rus apo arab për të ringritur skuadrën në nivelet e larta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB