Rama: Taksa progresive do të sjellë lehtësim

12/10/2012 00:00

Në tryezë me përfaqësues të biznesit të madh, kryetari i Partisë
Socialiste Edi Rama sqaroi taksimin progresiv që opozita propozon.

‘Nuk ka arsye te konsiderohet kercenim dhe as panik, siç Qeveria, po tenton të keqkomentojë këtë propozim tonin’, iu tha kreu i opozites sipermarresve te medhenj, duke shtuar se kjo madje do te ule ngarkesen e tyre fiksale ne 8 për qind, nga 10 qe eshte aktualisht.

“E vërteta është që taksa progresive në të ardhurat personale që ne kemi në planin tonë, në mesatare do ta ketë ngarkesën jo 10, por 8 për qind dhe do të lirojë nga ngarkesa aktuale, 90 për qind të njerëzve të punësuar në këtë vend, që paguajnë taksa. Ju jeni të parët që e dini që lehtësimi i shtresës së mesme është një vlerë që kthehet tek ju dhe tek biznesi, duke rritur konsumin”, u shpreh Rama.

Pas nje periudhe gati 8-mujore ne konsultim me perfaqesues te rreth 700 bizneseve, Partia Socialiste erdhi ne kete tryeze me nje sere propozimesh dhe te specifikuara per çdo sektor, fasonet, industria e naftes, ndertimit, etj, qe sot jane ne krize dhe te pandihmuar nga Qeveria, për të cilat Rama tha se cdo sektor, PS ka te qarte skemen e riaktivizimit te kapitaleve te tyre.

PS gjithashtu propozon edhe nje projektligj, atë për bashkimin në një të administratës fiskale. Kontrolli Tatimor do të jetë një dhe vetëm një, deklaroi Rama.

“Nuk mund të ketë 10 kontrolle në vit, një për tatim fitimin, një për TVSH-në, një për taksën e pastrimit, një për sigurimet, një për zjarrfikëset, një për akcizën, një tjetër për një tjetër dhe kështu me radhë. Në asnjë mënyrë kjo nuk mund të lejohet të ndodhë më”, tha Rama.

Top Channel